Arrestimi i zyrtarëve të lartë, Kryeprokurori kroat trajnon gjyqtarët
Hetimi dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion ka lënë për më shumë se 2 orë kryeprokurorin kroat, Dinko Cvitan, në një sallë me prokurorë të krimeve të rënda.Vizita e Kryeprokurorit kroat vjen në një kohë kur korrupsioni në Shqipëri po hetohet që prej një viti si krim i rënde dhe statistikat flasin vetëm për një rast të gjykuar dhe të dënuar.Në trajnimin me prokurorët e krimeve të rënda mësohet se është folur për hetimet e zyrtarëve të lartë.Cvitan ka folur për eksperiencën e vendit të tij dhe hetimet që çuan deri në arrestime të bujshme të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe Kryetarit të Bashkisë së Zagrebit.Mesohet se Cvitan është shprehur se për të mbërritur deri tek zyrtarët e nivelit të lartë të dyshuar, më parë duhet të ekzistojë vullneti për të luftuar korrupsionin.Duke sjellë shembullin sesi u hetua ish-Kryeministri kroat, Prokurori i Përgjithshëm mësohet tu ketë thënë prokurorëve se gjithçka nisi nga disa shkrime të botuara në media.Gazetarët raportonin se Sandas mbante orë të shtrenjta, ku vetëm njëra prej tyre kushtonte 100 mijë euro.Nesër kreu i akuzës kroate do të zhvillojë një trajnim me gjyqtarët e krimeve të rënda.