Komisioni i Jashtëm, opozita kërkon dorëheqjen e Metës, por nuk largohet
Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga kërkesa me të cilën ka justifikuar dhe protestat, dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.Bumçi: “ Me zotin. Meta kryetar Kuvendi nuk ka asnjë shans që prokuroria të zbardhë të vërtetën në një vend si Shqipëria ku organi i akuzës është nën presionin e shumicës”.Dade: “ Ne nuk kemi asnjë rol, madje dhe e pengojmë dhe abuzojmë me pushtetin nëse do të merremi me punën e prokurorisë. Ne dimë vetëm të mbështesim atë që kërkon Prokuroria. Ju jeni shprehur se do ta mbështesni. Të vijë çështja në seancë dhe duhet të jemi seriozë në hapat dhe konsolidimin e shtetit ligjor”.Pavarësisht vendosmërisë në këtë kërkesë, opozita ka qëndruar në Komisionin e Jashtëm, duke e përqëndruar debatin në koncensionet për HEC-et.Deputeti Aldo Bumçi, tha se qeveria ka krijuar pasiguri tek investitorët duke ndërhyrë arbitrarisht në kontratat koncensionare.Bumçi: “ Në mënyrë të njëanshme qeveria goditi këtë sektor strategjik duke vënë në rrezik dhe bankat që kishin dhënë kreditë. Mendoj që është politika më miope, më e dëmshme që kjo qeveri ka ndërmarrë në këtë një vit e gjysëm, është goditja e sektorit të energjisë, sektorit të hidroenergjisë. Mendoj sektorin më të madh për tu zhvilluar në vendin tonë”.Por sipas kryetares së Komisionit, deputetes socialiste Arta Dade, një pjesë e madhe e kontratave koncesionare të qeverisë Berisha, sidomos ato për ndërtimin e HEC-eve, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke shkatërruar dhe mjedisin.Dade: “ Unë personalisht kam përfaqësuar Përmetin dhe qarkun e Gjirokastrës, kam ngritur një shqetësim madhor për shkatërrimin e ujrave termale të Bënjes, një HEC që i ishte dhënë me koncesion një ish-deputeti të Partisë Demokratike.Dhe ky është vetëm një nga restet e shkatërrimit të Vjosës dhe madje ne kemi parë edhe këtë javë sesi shoqatat e mbrojtjes së mjedisit dhe institucione të tjera kanë dalë në mbrojtje të mjedisit. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të bëjë sikur ka zhvillim të qëndrueshëm duke mos marrë në konsideratë në radhë të parë, mbrojtjen e mjedisit”.Ndërsa deputetja, Valentina Leskaj, kërkoi vlerësim për impaktin e koncesioneve në mjedis, përfshirë ato që tashmë kanë nisur të ndërtohen apo janë ndërtuar, duke ngritur këtu dhe problemin e koncesionit të Bënçes.Leskaj:“ Vlerësim strategjik të impaktit në mjedis të koncesioneve apo të politikave mbi koncesionet që do të jepen tani dhe më tutje dhe a do të ketë një vlerësim strategjik për impaktin që kanë dhënë në mjedis ato koncesione që janë dhënë deri më tani në mënyrë që të ketë mbase edhe masa rikuperuese?”Ka qenë Drejtoresha e Koncesioneve dhe Prokurimeve Publike ne Ministrinë e Energjisë, e cila ka informuar deputetët se nga 164 kontrata koncesionare për ndërtimin e HEC-ve, vetëm 30 % e tyre janë në efiçencë, ndërkohë që 14 kontrata janë paditur në prokurori.