U arrestuan prindërit në Kukës, rreth 90 nxënës në Mamëz bojkotojnë mësimin

Në rrethin e Kukësit rreth 90 nxënës të shkollës 9 vjecare "Ramadan Zazkoçi" në Mamëz kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste ndaj arrestimit të disa banorëve nga policia. Kjo e fundit arrestoi 11 prej tyre pasi kundërshtuan efektivët për vijimin e punimeve nga një kompani që shfrytëzon mineralet e zonës.Kukës-90% e fëmijëve në Mamëz, të komunës Kolsh të Kukësit, kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë masë ekstreme, të ndërmarë nga prindërit e nxënësve, është bërë një konflikt i nisur, prej kohësh, mes banorëve dhe kompanisë që shfrytëzon hekur-nikelin në fshat. nxënësit kanë mbështetur vendimin e marrë nga prindërit që pretendojmë të mos i cojnë në shkollë deri në zgjidhjen e konfliktit.Drejtori shkollës, thotë se sot në mësim kanë shkuar vetëm 11 nxënës, ndërkohë që mësuesit janë shpërndarë në të gjithë fshatin ku kanë nisur negociatat me prindërit për rikthimin e të vegjëlve në shkollë.Një ditë më parë, Gjykata e rrethit gjyqësor Kukës ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me Burg" për 5 banorë të fshatit, ndërkohë që për 6 të tjerë është dhënë masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".11banorët e Mamzit u prangosën, pasi kundërshtuan punonjësit e policisë për vijimin e punimeve nga ana e kompanisë, e cila disponon të gjithë dokumentacionin për shfrytëzimin e mineralit të zonës.