Ambasada e Kosovës, Rama: Do të gjejmë një tjetër godinë
Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, ka kthyer në vëmendje problemin e vjetër me godinën e ambasadës së Kosovës në Tiranë.Gjykata e Rrethit të Tiranës, në vitin 2012, me një vendim, i ka kthyer pronën që është aktualisht ambasada, pronarëve legjitimë të saj, por selia diplomatike vazhdon të ushtrojë aktivitetin e saj po aty.Kryeminsitri Edi Rama, i pyetur në konferencë për shtyp mbi këtë çështje tha se ambasadës do t’i vihet në dispozicion një tjetër godinë, por nuk la pa kritikuar edhe Bashkinë e Tiranës.Edi Rama: Nuk ka pasur sot një biosedë të drejtëpërdrejtë me këtë, po duke qenë se Bashkia e Tiranës ka dhënë shumë godina pa qira fare, nuk kemi shumë për të zgjedhur për godinat që kemi nevojë. Sido që të jetë puna në rast se do të duhet të lëvizi do të lëvizi për një godinë më të mirë, për arsye tjetër nuk do lëvizi.E pytetur nga Ora News, mbi këtë deklaratë të kryeminsitrit, Bashkia e Tiranës reagoi zyrtarisht duke deklaruar se"Deklarata është në vijim të çoroditjes së kryeminsitrit të cilit i duhet të përballet me qytetarët dhe keqeversjen e tij, dhe nuk di çbën e çflet. Kjo është kompetencë e qeverisë dhe regimi i stomë tregon injorancën e ish-kryebashkikaut të djeshëm, sot kryeministër"