Rrugët e amortizuara të Tiranës, Basha: Rama bllokoi 86 projekte
Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama si bllokues të invesimeve në rrugët e Tiranës, shqetësimi ky i ngritur nga Ora News pak ditë më herët.Basha tha se qeveria ka bllokuar 86 projekte. I pranishëm në ndërhyjet në infrastrukturë si bashkëfinancuese me fondet e BE-së, Basha tha se mban premtimet ndërsa Rama bën shpërdorim të të fondeve për palma.Rrugët e amortizuara, shqetësimi, i ngritur edhe në Ora News, sipas kreytarit të bashkisë së Tiranës kanë përgjegjës direkt kryeministri Rama. Basha tha se ka 86 projekte që janë nisur dhe kanë mbetur pa u realizuar për shkak të bllokimit por përgjigjen kryeministri, tha ai, do të marrin më 21 qershor. Ndërsa në segmentet më problematike bashkia ka nisur ndërhyrjen për eleminimin e gropave.Lulzim Basha: Prej qershorit të vitit të kaluar, qeveria në mënyrë të paligjshme bllokon investimet e reja të qytetit të Tiranës. Mbi 86 projekte që janë gati për të nisur, sot mbahen peng nga Edi Rama, nga ish-kryetari i Bashkisë i cili për 11 vite nuk i shtroi këto rrugë ose i shtroi për mysybet si ajo pedonalja te Parlamenti (e keni parë që i dalin gurët sa herë që bie shi), të mos flasim për bulevardin por tani që ka shansin të mos pengojë një bashki që punon me ritme dy, trefish më të larta se sa kur ishte ai kryebashkiak bën të kundërtën.Në kryeqytet kanë nisur ndërhyrjet në infrastrukurë në rrugën "Lucie Miloti". Në të është investuar 3.5 milionë euro nga fondet e BE akorduar ne 2012 nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Tiranës dhe do të ndërhyhet për herë të parë pas prej 20 vitesh. Basha tha se këto janë ndërhyrje jetike për banorët dhe shpërdorimi i fondeve të shqiptarëve për palma të shtrenjta, është për të vënë e hequr shtylla.Lulzim Basha: Këtu ka më shumë nevojë, ka nevojë për infrastrukturë primare, kopësht, shkollë, çerdhe dhe ne po i ndërtojmë këto.Shpërdorimi i fondeve të shqiptarëve për palma të shtrenjta, për të vënë e hequr shtylla elektrike është një krim i rëndë në çdo kohë e në veçanti në këtë kohë krize, të shkaktuar nga rritja e taksave, rritja e çmimit të energjisë, rritja e çmimit të karburantit nga qeveria Rama.Basha edhe këtë herë refuzoi ti përgjigjet interesit të mediave nëse do të jetë kandidaturë për bashkinë e Tiranës.Lulzim Basha: Për të tjerat do flasim në kohën e duhurPërpara se të shihte investimin në terren, Basha i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi" ish-presidentit të Kroacisë Stipe Mesiç duke vlerësuar rolin e dhe kontributin e ish presidenti Mesiç për çështjen kombëtare dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve./Oranews.tv/