Zgjedhjet në Francë, të gjithë kundër nacionalistëve të Le Pen

Konservatorët e drejtuar nga Nikola Sarkozi i kanë hequr fitoren e sigurt Frontit Nacional të Marin lë Pen në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë.Sipas projeksionit të votave, Bashkimi i Lëvizjes Popullore i ish-presidentit Sarkozi ka zënë vendin e parë, me rreth 30% të votave, ndërsa nacionalistët e Lë Pen kanë siguruar 25%.Në vend të tretë kanë zbritur socialistët e presidentit Fransua Holond, duke konfirmuar uljen e popullaritetit të tij.Votuesit francezë zgjodhën të dielën përfaqësuesit e tyre në 101 konte, ku ndër detyrat administrative që të zgjedhur do të kryejnë janë menaxhimi i shkollave dhe mirëqënies sociale.Por si Sarkozi, ashtu edhe Lë Pen, janë optimistë për fitoren e plotë në raundin e dytë në 29 mars."Dua t'u them të gjithë atyre që votuan Frontin Nacional se i kuptojmë shqetësimet e tyre. Por kjo parti nuk do t'i zgjidhë problemet e Francës, përkundrazi, do t'i përkeqësojë. Tani janë krijuar kushtet për një rikthim në qendrën e djathtë" ."Kjo votë masive për Frontin Nacional tregon se francezët duan të rifitojnë lirinë e tyre dhe se një numër i madh i bashkëkombasve tanë kanë kuptuar që ka një alternativë. Kryeministri Vals tani duhet të ketë mirësinë të japë dorëheqjen".Socialistët tani pritet t'u kërkojnë votuesve të tyre të mbështesin cilindo kandidat të mundshëm vetem për të mos lejuar fitoren e Lë Pen, e cila mbron daljen nga euro, rikthimin te franga dhe ndjek politika kundër emigracionit.Edhe Sarkozi përjashtoi mundësinë e ndonjë aleance me kandidatët e Frontit Nacional, pasi gara mes tij dhe Lë Penit shihet si pararendëse e sfidës për presidencialet e vitit 2017, ku të dy politikanët do të marrin pjesë.