Mbyllet për vizitorët Kopshit Zoologjik, jashtë standardeve
Kopshti Zoologjik i Tiranës është mbyllur për vizitorët këtë të hënë. Ata janë nxjerrë jashtë dhe të tjerët nuk kanë mundur të marrin biletë. Arsyeja është inicidenti i ndodhur një ditë më parë dhe kushtet në të cilat mbahen këto kafshë. Bashkia e Tiranës si alternativë të vetmen për të shpëtuar këtë kopsht është dhënia me koncension, por sipas këtij insitucioni është bllokuar nga kryeministri Rama me urdhër politik.Tiranë- Ata që kanë dashur të shohin kafshët e mbetura në Kopshtin Zoologjik nuk kanë mundur të hynë brenda. Këtë të hënë Kopshti Zoologjik është mbyllur. Vizitorët e parë u nxorën jashtë dhe të tjerët nuk mund të merrnin bileta.Arsyeja është se një ditë më parë sulmi i kafshëve që jetonin në një kafaz solli një përfundim të tillë ku demi sulmoi kalin dhe këto pamje janë jo të këndshme për qytetarët.Prej muajsh Bashkia ka menduar një alterantivë, që sipas këtij insticioni do të shpëtojë Kopshtin Zoologjik nga kjo gjendje. Kopshti do të jepet me koncension. Në projektvendimin e Bashkisë thuhet:"Komisioni i Dhënies me Koncesion, i ngritur me urdhrin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nr. 3031/1, datë 25.02.2014, të vazhdojë procedurat e mëtejshme ligjore për dhënien me koncesion të "Menaxhimit të Kopshtit Zoologjik të qytetit të Tiranës" në përputhje me legjislacionin në fuqi.Pas perfundimit te procedurës se koncensionit ngarkohet Kryetari i Bashkise te lidhe kontraten me subjektin fitues".Por ky projektvendim nuk është diskutuar në mbledhjet e Keshillit bashkiak dhe Bashkia e Tiranës në reagimin e saj thotë se ky ishte një bllokim me urdhër politik të Edi Ramës."Situata në kopshtin zoologjik të Tiranës vazhdon të rëndohet për fat të keq, për shkak të politikave bllokuese që kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë ndaj Bashkisë së Tiranës përmes bllokimit të projekteve, të buxhetit dhe përgjysmimit të fondeve në dispozicion të saj.Pasi nuk ka marrë asnjë masë për 11 vite si kryebashkiak për të ndryshuar situatën në kopshtin zoologjik, me urdhër politik ka bllokuar dhënien me koncesion të tij e cila do të mundësonte krijimin e një kopshti zoologjik modern për qytetin e Tiranës”.Ndërsa Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animal Rescue Albania” nëpëmjet një kërkese online i drejtohet bashkisë së Tiranës për mbylljen e Kopshtit Zoologjik.Sipas tyre, nuk mund të lejohet ekzistenca e një ferri të tillë në mes të Tiranës dhe si mund t’i ofrohet ky argëtim i neveritshëm familjeve dhe fëmijëve.[caption id="attachment_483140" align="aligncenter" width="640"]
(Në foto: Gjendja e një kafshe tek kopshti zoologjik, kujdes pamje te renda)[/caption]