Meta ik! Partia Demokratike sërish protestë para Kryesisë së Kuvendit

Ndërsa Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin pritet të mblidhet sot për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, të rinj demokratë dhe simpatizantë të kësaj partie kanë protestuar sërish sot para Kryesisë së Kuvendit. Thirrjet në kor i drejtoheshin kryetarit të Kuvendit Ilir Meta: “Jep dorëheqjen!” dhe “Meta ik!”Tiranë- Ndonëse Prokuroria e ka shpallur si  sajesë çështjen "Doshi", sërish deputetët e PD kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.Në protestën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho deklaroi se kryeparlamentari Meta duhet të hetohet si qytetar i thjeshtë.Edmond Spaho: “ Ne vazhdojmë të protestojmë për gjendjen e vështirë ekonomike, për rritjen e taksave, çmimit të energjisë elektrike, karburantit.Protestojmë për mosrritjen e pagave dhe pensioneve. Të gjitha origjinën e kanë nga kjo qeverisje kriminale. Ngjarjet e ditës së premte treguan se kësaj histori nuk do ti shkohet deri në fund, që ajo po manipulohet.Qëllimi i qeverisë është që ta mbyllë atë. Kanë vendosur të sakrifikojnë dy ushtarë të krimit, për të shpëtuar gjeneralët, urdhërdhënësit. E gjithë kjo histori tregon të drejtën e Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit. Është një proritet të largojmë kontigjentet kriminale”.Ndërkohë që përpara Kryesisë së Kuvendit zhvillohej protesta, deputetët e opozitës kanë vijuar normalisht diskutimet në Komisione, ndryshe nga herët e tjera.