Shkodër, abonentët familjarë më problem për pagesat me ujin e pijshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2015, 15:40
Pagesa e ujit të pijshëm në Shkoder vijon të mbetet në shifrat e 75%, duke mos ndryshuar që pas deklaratës së ambasadorit të Zvicrës Christoph Graf, pak muaj më parë, ku nga ky qytet deklaroi se mbetet i shokuar me këto nivele.Sipas Drejtorit të ujësjellësit Shkoder Leonard Kepi, në raport me bizneset, situata tek abonentët familjarë ka nevojë për më shumë përmirësime.Ai ka shtuar se nuk do të ketë rritje cmimi të ujit për Shkodrën.Deklaratat vijnë pas një marshimi në qytet të fëmijëve të shkollave 9-vjecare, në kuadër të ditës botërore të ujit, ku u kërkua që qytetarët ta ruajnë dhe të paguajnë këtë mall jetik.