Mallakastër, konferenca shkencore nxjerr në dukje të metat e zonës
Konferenca Shkencore "Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në Mallakastër" mblodhi në Ballsh deputetë, profesorë, por edhe krerë të lartë të qeverisë. Të bërë bashkë, ata hodhën hipoteza dhe diskutime mbi potencialet ekonomike të Mallakastrës dhe daljes së tij nga varfëria.Ballsh-Të metat si pasojë e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të zonës së Mallakastrës janë vënë në pah gjatë konferencës për sfidat dhe mundësitë potenciale të këtij rrethi.Rrëshqitjet masive të dherave dhe parandalimi i tyre ishin kryefjala e Prof. Doktor. Skënder Salës.Zona e Mallakastrës ka probleme të shumta me rrëshkitjen e sipërfaqeve të mëdha të tokave duke sjellë prishje, shëmbje të banesave dhe rrugëve, siperfaqeve te mbjella te tokave me prodhime bujqesore apo vreshta dhe ullishte si dhe infrastrukturave të tjera.Ai përmendi zona të tilla si Lalar, Greshicë, Hekal,Ngaçan ,Povël etj.Ermelinda Meksi kritikat ia ka adresuar bashkisë Ballsh, që sipas saj nuk ka qenë e aftë që të njohë mirë hapësirat ligjore për të mundësuar thithjen e fondeve nga BE për projekte të tilla që të investojnë në përsosjen e mjedisit.Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka premtuar programe për pakësimin e ndotjes duke qenë se është zonë naftënxjerrëse.Mallakastra është ndër zonat më të shfrytëzuara për karburantet dhe gazin, dhe ndër më të varfrat në vend.