Tjetër shpërthim në Lazarat, tritol para derës së një lokali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2015, 14:58
Tjetër shpërthim shënohet në Lazarat.Policia informon se te dera e lokalit të shtetasit A.T, është hedhur nga jashtë portës në oborr, para derës së lokalit një sasi lëndë plasëse eksplozive me fitil të ndezur.Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer xhamat e lokalit, si dhe dëme të tjera material, por nuk ka të lënduar.Ngjarja është shënuar në orën 21:15 minuta të 22 marsit 2015, vjen vjen një ditë pasi një sasi tritoli iu vendos pranë banesës së të atiti të kreut të PD-së së Lazaratit, Roland Bejko.