Tregu i hidrokarbureve, deputetët kundër ngritjes së një tjetër Inspektoriati për mbikqyrjen e naftës
Deputetë e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese nuk kanë rënë dakord për ngritjen e një tjetër inspektoriati për kontrollin e tregut të hidrokarbureve.Maxhoranca dhe opozita i kanë kërkuar përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të kompozojnë më mirë strukturën e kontrollit që të mos ketë mbivendosje.Kërkesa për heqjen e disa kopetencave Inspektoriatit Qendror Teknik dhe kalimi i tyre tek inspektoriati i mbikqyrjes së tregut i cili do të krijohet nga ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk është mirpritur nga deputetët.Kreu i komisionit të Veprimtarive Eduard Shalsi kërkoi që të realizohet një kompozim më i mirë i kontrollit të strukturës së tregut.Eduard Shalsi: Keni mundësinë që mos të mblidhemi përsëri pas 2-3 vjetësh dhe të themi: Ku ishim? Aty ku kemi qënë dhe qasjen që do ta rekomandonim është kjo: Kompozoni mirë Strukturën e Mbikqyrjes së Tregut.Deputeti demokrat Genc Ruli nga ana tjetër theksoi se në Shqipëri ka probleme më të mëdha në tregun e medikamenteve dhe të ushqimeve.Genc Ruli: Në vend që të sjelli atë që synojmë, për qëndrimin e inspektoriateve sjell fragmentimin e kompetencave dhe mbivendosjen e kompetencave ndërmjet inspektoriateve të ndryshme. Pse u nis pikërisht me karburantet. A nuk është më shqetësuese siguria përsa i përkete medikamenteve? A nuk është më shqetësuese për ne siguria ushqimore?Përfaqësuesi i ministrisë së Zhvillit Ekonomik sqaroi se këtij inspektoriati do ti kalohet e drejta e kontrollit në pikën fundore.Komisioni pritet të mar një vendim në një seancë të ardhshme.