FMN "tradhëton" SHBA-në dhe mbështet bankën kineze

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, u rreshtua në krahun e vendeve kryesore europiane duke vlerësuar krijimin e Bankës Aziatike për Investime në Infrastrukturë dhe tha se nuk e sheh si konkurente të veten apo Bankës Botërore, pavarësisht mospëlqimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë projekt."Nëpër botë ka aq shumë nevojë për projekte infrstrukturore, veçanërisht në Azi, sa që nuk mendoj se do të ketë vend për konkurrencë. Por mund të ketë shumë vend për bashkëpunim".Lagard mori pjesë në Forumin Kinez të Zhvillimit në Pekin, ku u takua me kryeministrin Li Keqiang, dhe presidentin e Bankës Aziatike për Zhvillim, Takehiko Nakao.Mbështetja e FMN-së për atë që konsiderohet nga SHBA si një vegël e Kinës për të destabilizuar financat globale dhe një rivale e Bankës Botërore, duket e çuditshme duke parë bashkëpunimin e ngushtë mes palëve.Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar përfshirjen e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë e Francës në këtë organizatë huadhënëse, ku qeveria kineze ka kontribuar me 50 miliard dollarë, ndërsa Pekini ka theksuar gjithmonë se Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë nuk ka ndërmend të nxjerrë nag loja Bankën Aziatike për Zhvillim, një sipërmarrje amerikano-japoneze me qendër në Filipine.