Teknologjia e "Kurum", uzina e çelikut kushte teknike bashkëkohore

“Kurum”, kompania që ka të punësuar rreth 800 punonjës, shihet si mundësi e mirë punësimi për qytetarët e Elbasanit. Një motiv plus është edhe teknologjia e krahasueshme me vendet e BE, që aplikohet nga “Kurum”, në uzinën e çelikut dhe të petëzimit.Elbasan- Ndër të paktat që i shpëtuan shkatërrimit në ish-Kombinatin Metalurgjik pas viteve ‘90, uzina e çelikut dhe e petëzimit, vijoi të ishte funksionale, por me nje teknologji të vjetër.Ndryshimet pasuan pas marrjes nga firma turke “Kurum”, duke bërë që sot pas shume vitesh të ndryshojë faqe.Mes punëtorëve ka nga ata që pas më shumë se 30 viteve punë në industrine e rende, bëjnë mire dallimin midis kushteve te punes në sistemin komunist dhe sot që drejtohet nga “Kurum”.Grupi i xhirimit i Ora News ka parë nga afër jo vetem kushtet teknike të punetorëve, por edhe teknologjine e avancuar që aplikohet.Drejtori i Repartit te Petëzimit, Erjon Bregasi, shpjegon se teknologjia krahasohet me atë të vendeve të zhvilluara.Kompania “Kurum” që sot numëron rreth 800 punonjës, shihet si një mundësi e mirë punësimi prej qytetarëve elbasanas.