Berat,tregtohet pa standarde. Peshk, bulmet dhe perime në rrugë

Tregu që ndodhet poshtë urës së re në qytetin e Beratit, nuk ofron asnjë lloj kushti për shitjen e bulmetit apo peshkut. Nën efektin edhe të temperaturave të larta, këto ushqime tregtohen në mes të rrugës dhe pluhurit.Berat- Jashtë çdo kushti të higjenës dhe kontrolli, ushqimet e përditshme të shportës shiten në mes të rrugës, në tregun që ndodhet poshtë urës së re të Beratit.Së fundmi, këtij tregu i është shtuar dhe tregtimi i peshkut dhe bulmetit, të cilat shiten në mes të pluhurit.Tregtarët thonë se ndonëse paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit, Bashkia vazhdon të tregohet indiferente duke mos e sistemuar aktivitetin e tregut të ushqimeve të shportës së përditshme.Ndonëse nuk kanë asnjë garanci për produktet që konsumojnë, qytetarët e frekuentojnë këtë treg pasi çmimet janë më të favorshme.