Kërkesa e avokatëve të Doshit: Arrestimi i deputetit, nxitim i çuditshëm
Deputeti Tom Doshi ka publikuar në facebook kërkesën që avokatët e Doshit, Ferid Mucaj dhe Vladimir Meci i ka bërë Prokurorisë së Përgjithshme.Në kërkesën e dy avokatëve tregohet sipas tyre nxitimi i Prokurorisë për kërkesën për arrestim. Prokuroria e Pergjithshme pa kryer asnje veprim qe kerkon ligji, merr persiper te beje shkelje flagrante te tij: nuk i komunikon Z. Doshi qe po hetohet, I mohon atij te drejten te mbrohet vete apo me avokat, I mohon te drejten per te dhene shpjegime apo paraqitur prova"Per transparence me publikun dhe median, po ju vejme ne dispozicion Kerkesen qe avokatet e Z. Doshi, Ferid Mucaj dhe Vladimir Meci, i kane bere sot Prokurorise se Pergjithshme.Do te shikoni ne kete kerkese nje nxitim te cuditshem te Prokurorise se Pergjithshme per te kerkuar lejen per arrest te dy deputeteve. Ne daten 20 Mars, dite te premte, jane marre me nxitim disa veprime:Vendimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda per moskompetence lendore, dmth qe kjo prokurori nuk ka te drejte te hetoj deputete te KuvenditRregjistrimi ne Prokurorine e Pergjithshme i procedimit penal nr.1 per Z. DoshiKerkesa drejtuar Kuvendit per lejen e arrestit per deputetetE quajme nxitim te pashpjegueshem kete veprim, sepse Prokuroria e Pergjithshme pa kryer asnje veprim qe kerkon ligji, merr persiper te beje shkelje flagrante te tij:nuk i komunikon Z. Doshi qe po hetohetI mohon atij te drejten te mbrohet vete apo me avokatI mohon te drejten per te dhene shpjegime apo paraqitur provaDuke cenuar parimin kushtetues te nje procesi te rregullt ligjor. Zoti Doshi njoftohet vetem nga media per nje process hetimor, akuza dhe kerkesa per arrestim.Per keto shkelje flagrante te ligjit avokatet kane kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme te terheq kerkesen per Kuvendin si te kundraligjshme dhe arbitrare, dhe te vazhdoj hetimet ne menyre normale.Imagjinojeni kur Prokuroria shkel te drejtat e nje deputeti te Kuvendit, cfare mund te bej ajo me te drejtat e nje qytetari te thjeshte, qe nuk ka mundesi te marr as dhe nje avokat. Pa bere asnje minute hetim, kerkon te marr leje per arrestime……ZYRA E DEPUTETIT"
