Meta pret kryeprokurorin kroat: Mbështetje për forcimin e ligjit në Shqipëri
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan me të cilin biseduan rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.Gjatë takimit, Meta theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është prioritet për Shqipërinë“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”.Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”.Prokurori i Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”.