Vdes në moshën 91 vjeçare themeluesi i Singaporit
Li Kuan Ju, pushtetari që shndërroi Singaporin nga një qytet port të vogël në një qendër të pasurisë globale, ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare, pasi qendroi për disa javë i shtruar në spital me probleme në mushkëri.Kryeministri i qytetshtetit të Azisë juglindore, i cili drejtoi vendin për 31 vjet, konsiderohet gjerësisht si arkitekti i zhvillimit të Singaporit, por gjithashtu kritikohet për dorën e hekurt me të cilën mbante pushtetin. Nën udhëheqjen e tij, liria e shtypit ishte mjaft e kufizuar dhe kundërshtarët politikë ishin shpesh objektiva të gjykatave.Të dielën e ardhshme, më 29 mars, do të zhvillohet edhe ceremonia funerale, pasi vendi do të mbajë një javë zi kombëtare.Djali i tij, Li Hsien Long, kryeministër i vendit, vlerësoi punën e të atit në një fjalim drejtuar kombit."Ai luftoi për pavarësinë tonë, ndërtoi një komb kur nuk e kishim dhe na bëri krenarë që jemi nga Singapori. Nuk do të shohim më njeri si ai".Përveç turmave të njerëzve që u mblodhën në spitalin ku Ju ndërroi jetë dhe në zyrën e kryeministrit, ngushëllime për vdekjen e Ju erdhën edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, Kina, Japonia, Indonezia, ndërsa presidenti amerikan, Barak Obama e përshkroi atë si gjigant të historisë.Li Kuan Ju arriti të shpallte pavarësinë e Singaporit nga Britania e Madhe dhe shkëputi qytet-shtetin nga Malajzia. Li themeloi Partinë e Lëvizjes Popullore, e cila qeveris Singaporin prej vitit 1959.I diplomuar në Kembrixh për jurisprudencë, Li udhëhoqi Singaporin drejt shkrirjes dhe më pas ndarjes nga Malajzia. Pas shkëputjes në vitin 1965 dhe pavarësisë totale, ai u zotua se do të ndërtonte një komb ku rraca të ndryshme do të bashkëjetonin dhe do të mbretëronte meritokracia. Dhe në një vend të vogël si Singapori, pa burime natyrore, ai zbatoi një model ekonomik novator.Ai ndikoi në krijimin e një force punëtore që fliste një anglishte të rrjedhshme, dhe kërkoi vazhdimisht ndihmë nga investimet e huaja duke e kthyer Singaporin në një qendër të prodhimtarisë, e më pas përmes pasurimit, më pas në qendër të financave.Megjithatë, kufizimet në lirinë e shtypit dhe politikë, bënë që edhe sot partia e tij të drejtojë vendin ndërkohë që në parlament ka vetëm gjashtë deputetë opozitarë. Ndër ligjet e tjera të çuditshme gjatë sundimit të tij numërohen ndalimi i përdorimit të çamçakëzave dhe krjimi i bebeve të zgjuara duke çiftuar meshkujt dhe femrat më të suksesshme të vendit./Oranews.tv/