Rama përballë sprovës së Opozitës, ligji i PD-së heq deputetët e inkriminuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2015, 14:27
Partia Demokratike vë në sprovë mazhorancën për të respektuar ose jo, marrëveshjen e 24 dhjetorit për dekriminalizmin e institucioneve.Grupi parlementar hartoi një paltformë, me instrumenta që do të prekin dhe Kushtetutën për idetifikimin dhe largimin nga funksioni, i deputetit, i të zgjedhurit vendor dhe çdo funksionari tjetër të emëruar nga parlamenti në institucione kushtetuese, nga shërbimi civil dhe administrata publike.Gjithashtu amendimet synojnë pengimin e zgjedhjes apo emërimit në këto funksione në të ardhmen të personave që kanë kryer vepra penale te cilat kanë cënuar besimin publikut.Oerd Bylykbashi: "Ndërhyrja do të jetë, imediate, drejtëpërdrejtë në Kushtetutë për të trajtuar problemin e deputetëve apo zyrtarëve që kanë rekorde të rënda kriminale. Do përdoren rekordet kriminale jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë saj që të mos ketë asnjë lloj mundësie, duke nisur nga tani të mos kenë mundësi të penetrojnë në organet shtetërore"Veprat penale qe do të perbëjnë shtyllën e platformës janë veprat që përbëjnë krim të rëndë duke nisur me krimin e organizuar.Për këtë demokratët propozojnë që periudha e ndalimit të kandidimit apo marrjes se një funksioni publik të jetë përjetë.Oerd Bylykbashi: "Askush asnjë shqiptar nuk mund të pranojë që dikush që është i përfshirë në krim të organizuar të jetë përfaqësues i tij. PD është e gatshme që nga ky moment e tutje kjo histori të jetë e mbyllur. "Po a janë këto propozime antikushteteuese dhe lehtësisht të atakueshme, deputetët demorkat e sqarojnë në këtë mënyrë.Oerd Bykylbashi: "Ata që janë në parlamentin e Shqipërisë sot janë atje si mbajtës të besimit publik dhe çdo element që bie ndesh dhe cënon këtë besim heq çdo lloj legjitimiteti për këta individë dhe mandati mbetet i popullit, dhe ta ushtrojnë ata që nuk janë në kushtet e dënimeve penale për krimet e rënda për të cilat duhet të humbasin mandatin"Eduard Halimi: "Interesi është që në parlament dhe në administratë sot e kurrë në të ardhmen të mos ketë asnjë individ me rekorde të tmerrshme kriminale"Partia Demokaratike i ka kërkuar mazhorancës që të angazhohet në këtë proces dhe të sjell dhe ajo propozimet e saj, në rast të kundërt sipas tyre do të përballen me protestat e qytetarëve, pasi dekriminalizmi është jetik për të ardhmen e vendit.
Platformë e Opozites për Dekriminalizimin e Kuvendit
/Oranews.tv/