Tsipras takon sot Merkel, nëse nuk merr para Greqia në prag falimenti
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, mbërrin sot në Berlin ku do të pritet me ceremoni zyrtare nga kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërkohë që është rritur gjithnjë e më tepër frika se arkat e shtetit grek po boshatisen.Dy shtetet janë ndeshur disa herë drejtpërdrejt, ndërkohë që Greqia ringecionote kushtet e borxhit dhe programit të shpëtimit.Sipas të gjitha gjasave, Tsipras pritet të sqarojë Merkelin që Greqia nuk mund të shlyejë pagesat e afërta pa ndihmë të re financiare, edhe pse kancelarja pati deklaruar të premten se pa reformat nuk do të ketë para shtesë.Sipas "Financial Times", Tsipras i ka dërguar një letër Merkelin që më 15 mars duke i thënë se qeveria e tij mund të jetë e detyruar të zgjedhë mes pagesës së detyrimeve ndaj kreditorëve apo shlyerjen e pensioneve dhe rrogat e administratës publike.Në samitin e fundit të Bashkimit Europian, Greqia premtoi se do të realizonte kërkesat e kreditorëve dhe do të prezantojë një paketë reformash ekonomike brenda pak ditësh, në mënyrë që të sigurojë sasinë e parave që nevojiten për të mos u larguar nga euro.