Senatori republikan Ted Cruz, kandidat për president të SHBA

Senatori republikan i Teksasit, Ted Kruz, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.Përmes një postimi në Twitter, ai njoftoi se kërkonte mbështetjen e votuesve në garë dhe gjithashtu shfaqi edhe spotin e parë publicitar 30-sekondësh.Juristi i diplomuar në Harvard dhe Princeton, u bë i njohur për publikun e gjerë kur në vitin 2013 kritikoi ndryshimet e presidentit Obama për shëndetësinë në një fjalim që zgjati 21 orë.Lufta që ai nisi kundër programit të Obamës solli edhe ndërprerjen e punëve të qeverisë amerikane për 16 ditë.Ai ka lindur në Kanada dhe ka një baba kubanez, por ekspertët ligjorë amerikanë kanë thënë se duke qenë se mamaja e tij ka qenë shtetase amerikane, ai kualifikohet për të qenë President.Kruz pritet të shfrytëzojë rolin e babait të tij si pastor i krishterë, si dhe kundërshtimin për martesat mes të njejtës gjini, për të fituar votat e konservatorëve.Por edhe pse ai pretendon të mbledhë deri në 50 milionë dollarë për fushatën e tij paraprake, mediat amerikane e shohin si rivalin më të dobët mes republikanëve, ku gjithashtu pritet të konkurojnë manjati i ndërtimeve, Donald Tramp, senatori i Floridas, Marko Rubio dhe pinjolli i familjes Bush, Xheb Bush.