Berat, mungon sinjalistika rrugore, orientimi sipas lëvizjes së automjeteve
Në qytetin e Beratit prej më shumë se një viti, sinjalistika horizontale dhe vertikale është thuajse inekzistente. Qytetarët, apo nxënësit e shkollave, detyrohen të kalojnë rrugën, duke ndjekur me sy lëvizjen e automjeteve.Në rrugët e qytetit të Beratit ndihet prej kohësh mungesa e sinjalistikës në rrugë.Vijëzimet që janë udhëzuesit kryesor që orientojnë qytetarët ku duhet të kalojnë mungojnë.Për të kaluar nga një anë rruge në tjetrën qytetarët duhet të presin lëvizjen e makinave.Por më shqetësues fenomeni është për nxënësit, të cilët janë më impulsiv kur kalojnë rrugën, duke shtuar mundësinë për raste aksidentesh.Në mungesë të sinjalistikës, për të rregulluar trafikun dhe shmangur aksidentet uniformat blu janë të detyruara të qëndrojnë në rrugë gjatë gjithë kohës.