Pilotët s'ndalin grevën, Lufthansa humb 200 milionë Euro
Pilotët e Lufthansas ndodhen në ditën e tretë të grevës, me qëllim rritjen e presionit ndaj kompanisë që të plotësojë kërkesat e tyre për dalje në pension të parakoshëm.Deri tani , në ditën e tretë të grevës , janë anuluar 700 fluturime, teksa kaosi ka përfshirë 84 mijë pasagjerë.Që nga prilli i 2014 pilotët kanë organizuar 14 greva përfshirë edhe të sotmen, të cilat Iikanë kushtuar kompanisë 200 milionë Euro humbje.Aktualisht pilotët mund të dalin në pension në moshën 55-vjeçare, por kompania do që të rrisë moshën e pensionimit në 60 vjeç.Lufhtansa ka hedhur poshtë të gjtiha kërkesat e pilotëve, duke argumentuar se kjo do të çonte në rritjen e stafit dhe të të punësuarve në përgjithësi.Një pasgjer mësoi për anulimet e futurimeve në momentin që arriti në sportel. I pyetur se si do të mbërrinte në shtëpinë e tij në Çikago, Shelton duke qeshur tha:Shpresoj këtë fundjavë, më duhet të kthehem në punë.Njësitë e Lufthansas, "Germanwings" dhe "Eurowings" nuk do të preken nga greva, teksa luftansa të mërkurën ka anuloi 750 fluturime afatshkurtra dhe të enjtën u anuluan qindra fluturime afatgjata./Oranews.tv/