Ndahet nga jeta ish kryeministri australian Malcolm Fraser
Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare ish kryeministri australian Malcolm Fraser. Ai udhëhoqi vendin nga viti 1975 deri në 1983 dhe ishte kryeministri i 22 i Autralisë.Sipas deklaratës zyrtare, Fraser vdiq në mënyrë paqësore sot në orët e para të mëngjesit.Vdekja e tij vjen pesë muaj pasi paraardhësi dhe një nga kundërshtarët e tij Gough Whitlam u nda nga jeta. Toni Abot, kryeministër aktual i vendit u shpreh:"Është një moment i trishtuar për të gjithë Australianët dhe veçanërisht i trishtuar për të gjithë ata që brohoristin Malcolm Fraser gjatë krizës së 1975.Si udhëheqës i kombit tonë nga 1975 deri në 1983, Malcolm Fraser restauroi ekonominë e vendit, qeverinë dhe solli ndryshime rrënjësore shoqërore", deklaroi Abbott.Kurse Xhuli Bishop, ministre e Jashtme e konsideroi një gjigand të politikës australiane."Ai ishte një gjigant i politikës australiane. Dha një kontribut të rëndësishëm në jetën publike të këtij vendi, por edhe në politikën e jashtme , veçanërisht në Afrikë, tha ajo.Fraser hyri në politikë në moshën 25 vjecare, ishte deputeti më i ri në parlament, dhe 20 vjet më vonë u bë kryeministër. Pavarësisht sëmundjes, Fraser ishtë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku mesazhi i fundit i tij i bënte thirrje Australisë të përmirësojë marëdhëniet me Kinën.Sa i përket kryeministrit aktual Toni Abot, ai e ka konsideruar nëjë politikan të rrezikshëm./Oranews.tv/