Afganistan, rrahin barbarisht e djegin një grua sepse dogji Kuranin. Kujdes pamjet mund t'ju lëndojnë

Imazhet e tmerrshme vijnë nga Afganistani.Një trumë burrash rrahin barbarisht një grua në qendër të Kabulit.Me grushte, shkelma, drunj e shkopinj të gjithë po torturojnë gruan, teksa pjesa tjetër bërtet nën entuziazmin barbar dhe filmon me smartfhone vrasjen.Motivet e këtij ekzekutimi në publik, pamje të cilat të cojnë përtej prehistorisë, nuk dihen, teksa pas rrahjes burrat djeg trupin e gruas dhe më pas e hedhin në lumë.Nuk ka identitet të gruas dhe asnjë informacion, pasi vetë autorietet e Kabulit i tremben ligjeve të talebanëve, të cilët dhunën ndaj grave e nisën në vitet 1990.Pavarësisht disa përmirësimeve në këtë drejtim, sërisht dhuna e përhapur ndaj grave vazhdon, gjë e cila reflektohet në politikë apo në jetën publike.Mediat lokale thonë se vrasja erdhi pasi gruaja kishte djegur disa faqe të librit të Kuranit, teksa familja ka deklaruar se vajza e tyre vuante nga çrregullime mendore.Ministria e Brendshme në një deklaratë tha se janë arrestuar katër persona të dyshuar për ngjarjen.Afganistan rrahin gruan 26D05D4800000578-3002876-image-a-25_1426795401456