Basha për dekriminalizimin: PD, Komision për verifikimin të kandidatëve
Partia Demokratike ka vendosur ta nisë nga vetja proçesin e dekriminalizimit. I sapo kthyer nga turi në Berlin e Bruksel, kryetari demokrat, Lulzim Basha lajmëroi ngritjen e një Komisioni për verefikimin e të gjithë kandidatëve për 21 qershorin.“ Do të ngrihet dhe Komisioni i integritetit, që do të ketë detyrë ekskluzive kalimin në sitë të çdo kandidature për anëtar të Këshillit apo për kryetar të njësive të pushtetit vendor për të parandaluar depërtimin e çdo personi me rekorde kriminale”Po a do të jetë vetë emri i Bashës, që do të verifikohet nga ky Komision si kandidat për Bashkinë e Tiranës, këtë na e premtoi se do ta mësojmë shumë shpejt.“ Për Tiranën qëndrimin tim do ta bëj publik shumë shpejt”.Megjithatë për Bashën, dekriminalizimi është jetik për Shqipërinë dhe shqiptaret dhe kjo sipas tij duhet të ndodhë para 21 qershorit.“ Pa një proces të dekrim inalizimit të politikës, pa ndarjen e krimit nga vendimarrja e lartë politike nuk mund të ecet përpara në asnjë rrafsh. As në zgjedhjet lokale, as në reformën në drejtësi dhe në asnjë reformë tjetër për të cilat vendi ka nevojë për të përmirësuar gjendjen e papranueshme të sigurisë, për të reformuar ekonominë, për të krijuar mundësinë për zhvillim ekonomik që hap vende pune dhe siguron mirëqënie”.Javën që vjen Partia Demokratike do të thërrasë aleatët për të ndarë Bashkitë, por para tryezes ka një këshillë për partnerin PDIU.“ Asnjë parti nuk mund të zgjedhë të bëjë edhe opozitën edhe aleatin e qeverisë”.Basha ka bërë një përmbledhje të turit europian, ku thotë se për çështjen e akuzave ndaj Ilir Metës ka marrë mbështetje për hetim ndërkombëtar.