Rektori i Universitetit të Durrësit kthen në detyrë dekanin
"Rektori i universitetit të Durrësi i ka quajtur të pavarëteta deklaratat e Ministisë së Arsimit se dekani Elmaz Leci mbahej i izoluar brenda ambienteve të univesitetit. Rektori në një komunikim për shtyp sqaron se akademiku Leci nuk është paraqitur për dy muaj në punë dhe në mënyrë modeste i është dhënë një ambient. I kontaktuar nga Ora News dekani Elmaz Leci tha se rektori mashton, dhe se me urdhërin e fundit firmosur po nga rektori dekani merr të gjitha kompetencat e mëparshme.Pas ngjarjes në Universitetin e Durrësit, ku sipas Ministrisë dekani detyrohej të rrinte një birucë, ka reaguar rektorit i këtij universiteti.Në deklarën për shtyp, rektori Mit'hat Mema thotë se mbajtja në izolim e dekanit është një spekulim mediatik. Rektori jep variantin e tij për këtë ngjarje:"Z. Elmaz Leci, që nga moment i pezullimit datë 27.11.2014, ka refuzuar të qëndrojë në zyrë me stafin akademik të Fakultetit të tij. Deri me datën 21.01.2015, pra për rreth dy muaj, ai nuk është paraqitur në vendin e punës me justifikime familjare. Me datë 22.01.2015, megjithëse gjendjen modeste të infrastukturës në Universitet, Dekanit iu vu në dispozicion një zyrë modeste funksionale, deri në sqarim përfundimtar të statusit të tij. Në këtë zyrë ai ka qëndruar vetëm tre (3) ditë, dy (2) ditë në janar dhe ditën kur Ministrja bashkë me mediat erdhi dhe e takoi. Pra, nëse ka shqetësim ligjor ai është dhe mbetet fakti se z. Leci, që nga data 23 Janar deri ditën që erdhi Ministrja nuk është paraqitur në Universitet kjo konfirmohet dhe nga justifikimet e paraqitura nga ana e tij për paftësi shëndetësore."Komunikimi i rektorit mbyllet me gadishmërinë për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm publik, ligjor dhe institucional për të provuar saktësinë e këtij informacioni dhe për të mbrojtur integritetin, profesionalizmin dhe parimet e lirisë akademike.Ora news kontaktoi me dekanin Elmaz Leci. Ai tha se kushtet në të cilën ai qëndronte u pasqyruan dje në prani të Ministrisë së Arsimit. Akademiku Leci sqaron se vetëm në janar për arsye shëndetësore ka marrë raport mjekësor për 15 ditë dhe më pas është kthyer sërish punës dhe nuk ka mungesa prej muajsh dhe kjo sipas dekanit është vërtetuar me listë prezencën e marrjes së pagave.Pas bërjes publike të kësaj situatë në një urdhër që mban dt 17 mars 2015 firmosur vetë nga rektori Mema, ka rikthyer në detyrën e mërparshme si dekan Elmaz Lecin.Ndërkaq një ditë më parë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, kreu një inspektim të pa paralajmëruar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”në Durrës, ku si shkak ka qenë konflikti midis Rektorit Mit’hat Mema dhe ish-Dekanit të Fakultetit të Shkencave Politike Juridike, Elmaz Leci. Ky i fundit pasi ishte pezulluar, ishte detyruar nga Drejtoria e burimeve njerëzore, pas urdhrit të Rektorit, që të firmoste një procesverbal çdo ditë në orën 08:00 dhe 16:00 kur vinte dhe ikte nga puna.