Tom Doshi për herë të shtatë në Prokurori: Ngjarja është e vërtetë, ka prova të mjaftueshme

Tom Doshi institon se ndaj tij ka patur një plan për eleminimin e tij fizik"Ngjarja është e vërtetë dhe gjatë hetimeve gjithçka do zbardhet" thotë ai.Paraqitja e tij për të shtatën herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda , ka patur si argumet një fakt të rëndësishëm: Dorëzimit përpara grupit të hetimit të provave të reja"Prokuroria ka material të bollshëm tani për të punuar".Mësohet se ai ka dorëzuar në duar të prokurorëve foto dhe video, ku shfaqet Spartak Braho i cili takon Fatjon Skënderin në Gjermani. Sipas tij këto prova dëshmojnë qartë se njerëzit e Metës po manipulojnë gjithë çështjen.Keto deklarata Doshi i dha pasi qëndroi për rreth 2 orë e 30 minuta në zyrën e prokurorëve të çështjes.Ai insistoi se atentati ndaj tij është i vërtetë dhe jo një sajesë sikurse është pretenduar.Një  ditë më parë u paraqit në Prokurori pa patur një ftesë nga ky institucion dhe ka qëndruar aty për rreth 3 orë e 35 minuta.Burime të prokurorisë kanë bërë me dije dje se Doshi ka dorëzuar prova të reja , si dhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyer mes tij dhe deputetit Mark Frroku.Doshi në këtë fazë hetimi po kërkon të bind prokurorinë se Mark Frroku është personi që ka insistuar për një takim mes tij dhe Durim Bamit, vrasësit të penduar, të paguar për eleminimin e tij