Takimi i Stabilizim Asociimit, Eurodeputetja: Dekriminalizimi të nisë që në zgjedhjet e 21 Qershorit
Edhë në ditën e dytë të takimit për stabilizim asociimit është prekur tema e dekriminalizimit të Kuvendit. Pas mesazhit të deputetit demokrat Kastriot Islami për procesin e dekriminalizimit drejtuesja e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macoveit, tha se Dekriminalizimi duhet të nisë që në zgjedhjet e 21 Qershorit.Monica Macoveit: “Duhet të fokusohemi edhe në këtë marrëdhënie mes palëve. Në inkurajojmë partitë në shqipëri të mos ta nisin procesin e dekriminalizmit nëse vendosin emra të tillë në listat e zgjedhjeve të 21 qershirutGjithashtu është mirë që nejrëzit të informohen për kandidatët. Niseni nga këtu. Askush nuk e pranon këtë situatë. Unë po them që këta njerëz duhet të shkarkohen apo të japin dorëheqejne, një nga rekomandimet e mia është që ky proces të nisë që nga zgjedhjet e 21 qershorit.”Bogdani: Në Shqipëri cënohet e drejta e njeriut, madje dhe në KuvendNë ditën e dytë të takimit të Stabilizim Asociimit, ku po diskutohet për të drejtat e njeriut, opozita ka ngritur një shqetësim të cënimit të këtyre të drejtave. Ka qenë deputeti i PD Gerti Bogdani, i cili ka përsëritur disa denoncimi ku tregohet abuzimi dhe cënimi i të drejtave të njeriut. Boogdani thotë se cënimi i të drejtave të njeriut shkon deri në institucionet më të larta, sic është dhuna në Kuvend e deputetit të opozitës Strazimiri nga dy deputetë të mazhorancës.Gerti Bogdani: Qytetarët shqiptarë kanë humbur jetën nga trajtimi i shtetit shqiptar. Në aksionin kundër vjedhjes së energjisë ka pasur raste kur njerëzit kanë humbur jetën. Sot në Shqipëri cënohet e drejta e qytetarëve, jo vetëm në nivelet bazike të shoqërisë, por edhe në institucione e larta të shqipërisë. Dy deputetët e mazhorancës dhunojnë një deputet të opozitës.Një tjetër cështje me problem është trajtimi i personave që shoqërohen në polici. Torturat dhe trajtimet janë denigruese. Avokati i populli ka marrë 386 ankesa për abuzime dhe torutra nga të burgosurti. AP raportoi mungesë të shërbimit mjekësor në burgje. Këtë gjetje e bën edhe komiteti i Helsinkit.Po ashtu një shqetësim tjetër që ngriti Bogdani është edhe mbipopullimi i burgjeve.