Gjykata e Krimeve të Rënda: Rritje e çështjeve për trafikun e narkotikëve
Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë në analizë punën e saj 1 vjeçare ku nga të dhënat statistikore rezulton se në krahasim me vitin 2013 numeri i çështjeve është shtuar në masën 60 %.Kryetari i kësaj gjykate Sander Simoni tha se numrin më të lartë të çështjeve të shqyrtuara nga kjo gjyaktë e bëjnë krimi në familje dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Përsa i përket korrupsionit, Simoni përmendi vetëm një çështje me këtë akuze."Çështjet e gjyqësorit si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar janë prioritetet e kësaj gjykate edhe procesit të integrimit evropian. vitit 2014 ka qenë viti me volumin më të madh të çështjeve. Kjo gjykatë kontribuon në sigurinë në vend. Në vitin e kaluar kompetencat e kësaj gjykate janë rritur duke përbërë edhe 16% të veprave penale.Gjykata ka qenë e angazhuar edhe në reformën në drejtësi. Ngarkesa në vitin e kaluar është shtuar në masën 60%. Gjatë 2014, trafikimi i lëndëve narkotike është rritur me 50%. Në tërësi numri i kërkesave u rrit në 29%.Vepër penale të korrupsionit, kemi patur vetëm 1 gjatë vitit të kaluar. Numri i çështjeve të përfunduara ka qenë 24% më shumë se viti 2013, edhe pse kemi pasur më pak gjyqtarë. Janë përfunduar 30 çështje më shumë se në vitin 2013. Numrin më të madh të të pandehurve janë për trafik të lëndëve narkotike, plot 130 të tillë."Edhe kryetari i Gjyaktës së Apelit për Krimet e Rënda Gjovalin Pernoca tha se numri i çështjeve gjate viti 2014 ishte me i larti nder vite."Ishte një vit që solli një rritje profesionale të gjyqtarëve të kësaj gjykate. Kemi pasur ngarkesën më të madhe në gjitha veprat penale, kjo edhe për shkak të shtimit të veprave penale në kompetencë të kësaj gjykate.Por edhe veprat penale që kanë qenë edhe më parë në ngarkim të kësaj gjykate, janë shtuar çështjet veçanërisht të trafikut të narkotikëve. Rezulton se për vitin 2014 janë përfunduar 316 çështje pra janë dhënë 176 vendime më shumë se vitit 2013, ose më saktë 70% më shumë."Në këtë gjykatë pritet të nisë shqyrtimi edhe i shume dosjeve që kanë të bëjnë me terrorizmin.Grupi i imamëve të arrestuar për nxitje dhe lufte terrorizmi si dhe i ashtëquajtur grupi i tritolit që po hetohen për disa nga ngjarjet e kohëve të fundit.