Gjykata lë në burg ish-Drejtorin e portit të Durrësit, Eduard Ndreu

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë "burg pa afat" për ish-drejtorin e Autoritetetit Portual të Durrësit, Eduard Ndreu.Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ilir Pengili.Prokuroria e Durrësit e akuzon për "shpërdorim detyre" dhe "shkelje të barazisë në tendera", ku dëmi ekonomik që i ka shkaktuar shtetit, llogaritet në 230 milionë lekë të reja.