Spitali i Durrësit pa mamografi, aparatura e prishur prej 4 muajsh

Në spitalin e Durrësit, i dyti më i madhi në vend dhe me fluksin më të lartë të vizitave pas atij të Tiranës, nuk funksionon aparati i mamografisë. Defekti që nuk është mundur të riparohet prej gati 4 muajsh ka bërë që pacientet të orientohen në Tiranë ose në klinika private.Spitali i Durrësit më i madhi në vend pas atij kryeqytetit prej 4 muajsh nuk e ofron shërbimin e mamografisë.Aparatura, që shërben për të kryer kontrollin e gjirit te gratë, ka pësuar defekt dhe për pasojë pacientët detyrohen t'u drejtohen klinikave private ose spitaleve te Tiranës për të marrë këtë shërbim.Drejtuesit e Spitalit rajonal të Durrësit shprehen se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanive të cilat kanë mundësi për të riparuar defektin në aparaturë, por deri më tani nuk i është dhënë  zgjidhje këtij  këtij problemi.Pacientët të cilët paraqiten për të marrë këtë shërbim, Kavaja thotë se po i orientojnë drejt Tiranës.Ndërkohë sot Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte në DSHP-në e Kuçovës për të parë funksionimin e mamografisë së lëvizshme.