Rrëfimi i të penduarit të Ndraghetës: BMW politikanit shqiptar për trafikun e drogës
Detaje të trafikut të drogës dhe përfshirja e politikanëve shqiptarë rrëfehet nga një i penduar, pjesë e organizatës mafioze Ndrangheta.Quhet Luciano Nocera, kalabrez, i akuzuar për trafik droge dhe për masakrimin e një kristiani.Tashmë bashkëpunëtor me drejtësinë , mes orëve të gjata të rrëfimit, 500 faqe, Nocerra duhet tu ketë treguar gjyqtarëve italianë dhe për lidhjet me një politikan shqiptar për trafikun e drogës para se qeveria të rrëzohej (Shënim redaksional: Bëhet fjalë për qeverinë e djathë që u rrëzua në zgjedhjet e 23 qershorit 2013) dhe të digjeshin plantacionet e kanabisit.Mes reshtash që janë publikuar nga dëshmia 500 faqe e të penduarit nuk jepen detaje shumë , apo emrin e politikanit, por tregon vetëm se një politikani i kishte dhënë një makinë të llojit BMW, në këmbim të këshillave të trafikut të drogës."Noccera trafikonte droge nga Zvicra dhe i jep një politikani shqiptar një BMW në këmbim të këshillave dhe orientimeve për trafikun e drogës" shkruan Corriere dela Sera [caption id="attachment_476182" align="alignnone" width="649"]
Ne foto: Pjese nga shkrimi i Corriere della Sera[/caption] Ndërsa ilfattoquotidiano.it shkruan : “I dërgoi një BMW një politikani shqiptar për të kaluar drogën, para se qeveria të rrëzohej dhe të digjeshin plantacionet”[caption id="attachment_476183" align="alignnone" width="564"]
Ne foto: Pjese nga shkrimi ilfattoquotidiano.it[/caption]Luciano Nocera ka treguar për autoritet italiane gjithashtu jo vetëm përditshmërinë e një personi pjesë e organizatës kriminale, por edhe rregullat dhe ligjet e bashkësisë, të cilat për ti ndjekur nuk janë të lehta.I penduari rrëfen gjithashtu edhe masakrimin e Salvatore Deiana, i zhdukur në 2009, i cili u gjet shkurtin e kaluar në një pyll në veri të Italisë. Sipas dëshmisë, ai u vra në kuzhinën e picerisë së quajtur Qua e La, për një borxh droge. Rrënqethës është rrëfimi, pasi Nocera thotë se viktima refuzonte të vdiste për shkak të kokainës së tepër që kishte në trup dhe goditjet e thikës nuk po çonin drejt fundit. Në të njëjtën mënyrë masakruan në 2008 Franco Mancuson dhe më 2014 ,Ernesto Albanese. Ngjarje këto të ndodhura në veri, dhe jo në jug të Italisë siç mendohet rëndom se vepron Ndrangheta./Oranews.tv/