Një vit pa Sidnin, Kejsin dhe Simonën. Më 24 mars vendimi për Edlira Dobrushin
“Një vit më parë jetët tona personale dhe kolektive u tronditën papritur. Spektri i së keqes që nëpërmjet dhunës të bashkuar me çmendurinë tejkaloi çdo limit dhe gjeneroi deri në vdekje, një vdekje e shkaktuar nga ajo që i solli në jetë” shkruan At Angelo Cupini.At Angelo Cupini, rikujton ngjarjen tragjike të 9 marsit të vitit 2014, kur tre ëngjëjt e vegjël, Sidni, Kejsi dhe Simona gjetën vdekjen nga dora e vetë nënës së tyre, Edlira. Më e madhja e tre motrave ishte 13 vjeç, më e vogla ishte vetëm 3, u vranë në natën ndërmjet të shtunës e të dielën me një thikë kuzhine.Një vit më pas, këtë të hënë, më 9 mars, në këtë përvjetor të vdekjes së vajzave, ati Angelo Cupini do të udhëtojë në Shqipëri për të qëndruar pranë dy familjeve të prekura nga kjo tragjedi dhe banorëve të një fshati të vogël në Kukës, në kufi me Kosovës, vend nga i cili familja Dobrushi ishte nisur për në Itali, dhe ku pushojnë eshtrat e fëmijëve.Cupini pat hapur dyert e komunitetit të tij, të pozicionuar pak hapa larg shtëpisë ku jetonin tre ëngjëjt e vegjël, për të akomoduar tre arkivolet e vogla, për t'i thënë lamtumirën e fundit para nisjes për në Shqipëri.Ndërsa më 24 mars 2015 pritet të jetë dhe mbyllja e çështjes gjyqësore për Edlirën,e cila nuk mund të dënohet sepse konsiderohet e paaftë mendërisht.Aktualisht gruaja ndodhet e mbyllur në një spital psikiatrik në Castiglione, dhe shpeshherë ka provuar vetëvrasjen.“Dy familje që u prekën nga kjo e keqe, që iu desh ta mbanin mbi shpatulla këtë peshë të rëndë dhe që mësuan t'i rezistojnë” thotë At Angelo CupiniKaloi një vit. Kujtimi i vajzave të vogla është në zemrat e banorëve të Leccos.. Ndërsa një pemë qershie është mbjellë në nder të tri motrave dhe ujitet e kurohet me dashuri nga të rinjtë të cilët vijnë nga pjesë të ndryshme të botës.Këtë të hënë, 9 mars, motrat do të kujtohen në Shqipëri në bazë të traditave të vendit./Oranews.tv/[caption id="attachment_476225" align="alignnone" width="300"]
At Angelo Cupini[/caption]