Berisha paralajmëroi “bombën” Doshi, ja çfarë deklaroi ai me 12 shkurt
“Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri!”. Kjo deklaratë e Berishës me 12 shkurt nga foltorja e Kuvendit, në dukje e zakonshme dhe e kamufluar nga shpërthimet e bujshme me tritol në Tiranë, në fakt do të ishte sinjalizimi për atë që do të pasonte më pas me çështjen “Doshi”.Ish-Kryeministri Berisha ishte i pari që deklaroi se deputetit Doshi po tentonin ti mbyllnin gojën, por që sipas tij pas kësaj qëndronte Ministri Tahiri dhe Emiljano Shullazi.Replikat më poshtë mes Berishës dhe Doshit të shkëmbyera gjatë seancës së 12 shkurtit, do të ishin hapi i parë pas akuzës bombë të lëshuar me 2 mars nga deputeti Doshi, se kreu i Kuvendit kishte sponcorizuar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Deklaratën Doshi, e bëri pas përjashtimit nga grupi i PS-së.Debati Berisha Doshi në Kuvend me 12 shkurtBerisha: “Sot vendimin e merr krimi në Shqipëri. Sot vendimin e merr krimi. Ti e di shumë mirë që vendimin e merr krimi (drejton gishtin nga deputeti Tom Doshi). E provove, desh të … Po po e di mirë ti, e ka marrë vesh gjithë Tirana atë, pse e mohon ti është tjetër gjë.Doshi i përgjigjet nga karrigia: “ Se mohoj jo, nuk e mohoj”.Berisha: “ E di atë ti, si e mbylle gojën ti për këtë (drejton gishtin nga Tahiri) nga ultimatumi Shullazite mbylle gojën.Atë e dinë të gjithë.Doshi mohon me kokë nga karrigia.Berisha: “Mirë, dakord, dakord”.E ndërsa pranoi ngjarjen, por mohoi se Shullazi po i mbyll gojën, Doshi ka preferuar të sqarojë vet ish-Kryeministrin. Në intervistën për “TOP STORY” Doshi zbuloi bisedën.Tom Doshi: "Berisha doli në foltore dhe tha ty kanë dasht me të vra dhe ta kanë mbyllë gojën, ta ka mbyllë Shullazi. Faktikisht unë nuke njoh kush është Shullazi, e kam dëgjuar vetëm nëpër media.Por as nuk bën vaki në jetën time me mi ra telefonit për me më ba presion apo me më thirr në kafe. Nuk më ka ndodh kurrë".Doshi: Më pas i shkova Berishës te vendi ku rrinte në Parlament dhe i thashë.Doshi: Ti Doktor e di që nuk është Shullazi.Berisha: E di, e di.Doshi:E kishin marrë vesh, se Berisha ka më shumë informacion sa dhe Rama sot që është Kryeministër.Doshi: Dëgjo nuk ka ardhur koha akoma me fol. Se ti e di Doktor, i thashë, më mirë se kushdo se unë nuk kam frikë. Por kur të vijë koha që unë do të flas, ti mos e merr në mbrojtje atë person, se një herë e ke marrë në mbrojtje.Berisha: Jo, nuk marr njeri në mbrojtje.Doshi: Se aty, është i përfshirë edhe një deputet i joti.Doshi: “Pra kjo histori ka më shumë se 3 javë dhe unë i kisha paralajmëruar që një ditë do ta plasi”, deklaroi Doshi gjatë intervistës me 5 mars.