Merkel: Japonia do të përballet me të kaluarën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka kujtuar Japonisë që të përballet me të kaluarën e kohës së luftës.Merkel, duke iu referuar një fjalimi të vitit 1985 të presidentit të ndjerë gjerman, Richard von Veizsaecker, i cili fundin e Luftës së Dytë Botërore e kosnideroi si "dita e çlirimit".Veizsaecker gjithashtu kishte thënë se ata që i mbyllin sytë për të shkuarën janë "të verbër për të tashmen".Deklarata e Merkelit e publikuar në fillim të vizitës së saj në Japoni bëhet në kohën kur kryeministri japonez, Shinzo Abe, po bëhet gati të lëshojë një deklaratë për të shënuar 70 vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, një trashegimi kjo që vazhdon të krijojë pengesa në marrëdhëniet e Tokios me Kinën dhe Korenë e Jugut.