Korçë, mishi për konsum, derrat ushqehen tek vendgrumbullimi i mbetjeve

Me qindra derra ushqehen çdo ditë tek vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në KorçëNë një kohë kur ligji e ndalon rreptësisht, fenomeni ndodh nën hundën e institucioneve vendore të KorçësUshqyerja e derrave në një zonë me plehra është e dëmshme jo vetëm për kafshën por edhe për konsumatorët. Specialistët veterinerë shpjegojnë se ky mish nuk duhet konsumuar ndërsa është përgjegjësi e Bashkisë për t'i ndaluar derrat të ushqehen te vendgrumbullimi i mbeturinave.Bexhet Dervishi, veteriner:Ligji ndalon çdo ushqim të papërshtatshëm dhe me mbetje organike për ushqyerjen e kafshëve sepse këto nga kafshët kalojnë tek njeriu nëpërmjet ushqimit, si tek derri për mishin dhe tek gjedhi dhe tek të imëtat për mihsin dhe për qumështin”.Në fakt Bashkia e Korçës prej disa vjetësh bëri një rehabilitim të kësaj zone si edhe një rrethim me rrjetë por kjo nuk i ndaloi mbarështuesit e derrave ti ushqejne aty, për më tepër edhe në brendësi të këtij venddepozitimi ka disa stalla derrash.