Globalizimi i ISIS, aleanca me Boko Haram dhe grupet e tjera terroriste
Në tetë muajt e fundit, ISIS e ka ‘shpërndarë farën’ e vet në dhjetra vende të globit. Tregues i kësaj ishte deklarata e liderit të ISIS, Abu Bakr al Baghdadi, i cili tha të shtunën më 7 mars se grupi terrorist nigerian, Boko Haram kishte premtuar aleancë me Kalifin e Myslimanëve.Shpërndarja globale e ISIS rrit numrin e pyetjeve kyçe se nëse kjo aleancë e re sinjalizon intensifikimin e kërcënimit të terrorit.Gjithashtu ka implikacione të rëndësishme për debatin në Kongres mbi kërkesën e Obama-s për autorizimin e luftës kundër ISIS.Michael Waltz, oficer i Forcave Speciale Amerikane, që sapo u kthye nga bisedimet me Ministrin e Mbrojtjes së Nigerisë në luftën kundër Boko Haram, tha: “Deri tani premtimi i Boko Haram për ISIS duket të jetë legjitim”.Waltz thotë se premtimi nuk dihet nëse do t’i arrijë rezultatet e pritura, sepse kohët e fundit, forcat nigeriane sëbashku me ushtritë e vendeve të tjera fqinje afrikane kanë sulmuar grupin terrorist. Oficeri amerikan thotë se ekzistojnë prova që tregojnë se premtimi i Boko Haram për ISIS ka kohë që mendohet.Mbi 5 mijë veta kanë vdekur nga grupi terrorist nigerian, Boko Haram, gjatë gjysmës së dytë të dekadës së fundit, ndërkohë që 1.5 milionë persona janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre, por Boko nuk ka sulmuar zonat perëndimore. Por aleanca me ISIS mund ta sjellë diçka të tillë, por për momentin nuk dihet si do të funksionojë dyshja Boko-ISIS.Që nga muaji gusht, Boko Haram është një nga 30 grupet terroriste që kanë deklaruar se mbështesin ISIS-in.ISIS është treguar i hapur për këto aleanca, por me kushtin që do të ketë ajo kontrollin dhe komandimin mbi këto organizata, gjë që do të thotë se atyre do t’i duhet të luftojnë për qëllimin e ISIS në krijimin e kalifatit në Botën Myslimane.Përveç Boko Haram, grupe terroriste nga Afganistani, Algjeria, Egjipti, Lebanoni, Libia, India, Indonezia, Pakistani, Filipinet dhe Jemeni i kanë premtuar aleancë ISIS.Por çfarë do të thotë kjo për lëvizjen terroriste xhihadiste? Mjafton të shikojmë degën libaneze të ISIS, që krijoi aleancë me të në nëntor, ka marrë kontrollin e disa zonave në Libi.Më 27 janar të këtij viti, njerëz të ISIS sulmuan hotelin “Corinthian” në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, duke vrarë 10 vetë. 5 nga viktimat ishin të huaj ndërsa 1 ishte amerikan. Muajin e kaluar, ISIS lançoi një video duke treguar anëtarë të minoritetit egjiptian duke iu prerë koka nga ushtarë libanezë aleatë me ISIS.Sipas zyrtarëve amerikanë, këto sulme janë tregues të komandimit dhe kontrollit të këtij grupi terrorist.Rritja e globalizimit të ISIS ngre pyetje interesante rreth për Obamën dhe Kongresin. Muajin e kaluar Obama bëri një propozim për autorizimin e Forcave Ushtarake në luftë kundër ISIS. Ky propozim konsiston në luftimin e Shtetit Islamik në zemër të Irakut dhe Sirisë.