Makina bie e lumë, foshnja mbijeton 14 orë brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2015, 13:28
Një vajzë e vogël ka mbijetuar për 14 orë në një makinë, e cila ishte fundosur në një lumë në Utah.Policia tha se vajza 18 muajshe është gjetur nga një peshkatar mbasditen e së shtunës. Ajo udhetonte me mamanë e saj, e cila është gjetur pa jetë .Pasi policia e nxorri nga mjeti, vajza është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Salt Lake në gjendje kritike.Investiguesit besojne se automjeti ka rënë në lumin spanjoll Fork rreth orës 22:30 të së premtes. Autoritetet deklaruan se nuk do të japin detaje mbi gjendjen apo identitetin e vogëlushes.