Berat, reshjet dëmtojnë trotuaret, gropat mbushen me ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2015, 11:04
Rikthimi i reshjeve të shiut ka nxjerrë në pah dëmtimin e trotuarëve në qytetin e Beratit. Gati në të gjitha rrugët pllakat e trotuareve janë krejtësisht të hequr, plot gropa të mbushura me ujë.Situata më problematike paraqitet në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ku prej vitesh nuk është ndërhyrë.Qytetarët, kryesisht të moshuarit, thonë se uji në ditë reshjesh pothuajse i bën rrugët të pakalueshme.Qytetarët : “Është një gjendje shumë e keqe. Këmbët na futen nëpër pellgje, ke frikë mos bihesh nëpër puseta”.Siç shihet nga pamjet, trotuaret nuk kanë më pllaka, pasi ato janë shkatëruar prej kohësh dhe të ecësh në to në ditët me shi është një sfidë e vërtetë.