Rama pas gjyqit: Nuk vi më, turp që shpifni; Paloka: Do kërkojmë tabulatet
Nuk ka zgjatur shumë euforia e Kryeministrit për tu përballur në gjyq me demokratët për shpifje.Ndërsa ka mbyllur seancën e dytë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me kreun e grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, Rama mësohet se ka deklaruar para togave të zeza se nuk do të paraqitet më.Këtë ai e argumentoi me tentativën e palës tjetër për të pushuar çështjen në mungesë të provave që vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.“Dëgjuat nga fillimi në fund se me çfarë paturpësie, pasi molepset opinioni publik me akuza të rënda, konkrete, të drejtëpërdreta, vijnë këtu në gjykatë dhe kërkojnë të pushohet çështja se nuk kanë prova, por kanë opinione”.Për Kryeministrin një forcë politike që akuzon me shpifje ka prekur fundin dhe meriton vetëm një: Turp!Rama: S'kanë prova, kerkojne te pushojne çeshtjen“Ky është fundi i një force politike që pretendon të përfaqësojë qytetarët dhe që komunikon me qytetarët duke i dezinformuar në mënyrë të vazhdueshme, të qëllimshme dhe të vetëdijshme në përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të duket e baltosur dhe sa më e ndyrë, duke ndotur gjithçka që ju del përpara dhe duke nxjerrë nga goja gjithçka që vjen erë. Turp!”Paloka: Rama presion gjykatave, seancen tjeter duam tabulatetTërheqjen e Kryeministrit, deputeti Edi Paloka e cilësoi presion ndaj Gjykatave. Ai paralajmëroi se seancën e ardhme do të kërkohen tabulatet telefonike të Ramës, por pa përcaktuar periudhën.“Provat do ti paraqesë avokati në seancën e ardhshme gjyqësore. Kemi më shumë se aq prova dhe po ju bëj të ditur publikisht që në seancën tjetër do ti kërkojmë gjykatës të na vërë në dispozicion përveç provave që ne do të paraqesim dhe tabulatet e telefonit të Kryeministrit si provë direkte që do tregojë lidhjet direkt që ky Kryeministër ka me individ apo me banda të caktuara. Për tabulatet do ja bëjmë të qartë edhe periudhën, që Kryeministri mos të fillojë të fshijë duke përdorur pushtetin e tij si Kryeministër siç po përpiqet ta përdorë dhe në gjykatë.U përpoq herën tjetër, vuri nën presion gjykatën duke e kërcënuar haptazi se nëse nuk dënohet Edi Paloka atëherë ju, i tha gjykatës, po largoni Kryeministrin e vendit nga posti i tij. Ky është presion direkt. Siç bëri dhe sot në pjesën e dytë të seancës gjyqësore, kur përsëri pasi fyeu para gjykatës palën tjetër prapë vendosi, dha vendimin që kjo gjykatë e nderuar duhet të japë në fakt pas proçesit gjyqësor. Kryeministri e dha vendimin sot, duke thënë se që nga kjo senacë nuk do të paraqitet më”.Paloka akuzoi Kryeministrin se po tenton ti mbyllë gojën opozitës. Sipas tij, afera më e fundit e çështjes Doshi, vërteton haptazi se vendi po udhëhiqet nga një kupolë mafioze.Edi Paloka: “ Siç e shihni kemi një Kryeministër që bredh nga Prokuroria në gjykatë jo thjesht se nuk ka punë si Kryeministër, por sepse po përpiqet me çdo kusht për dy gjëra. Së pari të legjitimojë inkriminimin e administratës shtetërore, duke filluar nga Parlamenti. Dhe së dyti tu mbyllë gojën jo vetëm mediave, por dhe opozitës. E gjitha çfarë po ndodh synon vetëm kaq. Të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm për lidhjet që kjo qeveri ka me krimin. Çdo ditë e më shumë janë faktet që e vërtetojnë. Kryeministri është koka e kësaj qeverie, e lidhjes së kësaj qeverie me krimin. Duke filluar nga afera më e fundit, që duket qartazi që kemi të bëjmë me një kupolë mafioze dhe jo një kupolë të një shteti normal. Flas për çështjen Doshi. Duket se të gjitha përpjekjet e kësaj qeverie dhe të këtij Kryeministri shkojnë për mbulimin e çështjes, siç është bërë për 6 muaj në vazhdim”.