Gramsh, autobusi me mësues përplaset me makinën, 1 i vdekur
Autobusi me mësues është përplasur me një fuoristradë në fshatin Çekrez të Gramshit. Nga përplasja ka mbetur një person i vdekur, ndërsa 10 të tjerë u plagosën, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy mjetet kanë përfunduar poshtë një ure.Gramsh-Autobusi që transportonte si çdo ditë mësues nga fshati Sult drejt Skënderbegasit është përplasur me një automjet tip "Fuoristradë".Aksidenti ndodhi rreth orës 07:20 të mëngjesit në rrugen Gramsh- Kodovjat në fshatin Çekrez, pranë një ure.Për pasojë humbi jetën 55-vjeçari Hysen Braçja, ndërkohë që disa të tjerë rezultojnë të plagosur. Mësuesit e plagosur janë dërguar në spital dhe konfirmohet se janë jashtë rrezikut për jetën.Drejtori i spitalit Gramsh, Qemal Zani, konfirmon se nga aksidenti kane mberritur 10 te plagosur dhe një i vdekur.Drejtoresha e Arsimit në Gramsh Luljeta Dollani saktëson se nga 10 të plagosur, 7 janë mësues që udhëtonin me linjën e autobusit për në shkollën e mesme në komunën Skëndërbegas.Sipas policisë ka qenë mjeti tip fuoristrade me targa AA 875 KC me drejtues Refat Ajazi, ku pasagjer ishte edhe viktima Hysen Braçja, që u perplas me autobusin me targa AA 643 CK me drejtues Rexhep Mesidin në përpjekje për ta parakaluar.[caption id="attachment_476115" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autobusi ku po udhëtonin mësues e nxënës dhe makina me të cilën është përplasur, 09 mars 2015[/caption][caption id="attachment_476117" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autobusi ku po udhëtonin mësues e nxënës dhe makina me të cilën është përplasur, 09 mars 2015[/caption][caption id="attachment_476094" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autobusi ku po udhëtonin mësues e nxënës dhe makina me të cilën është përplasur, 09 mars 2015[/caption][caption id="attachment_476087" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Autobusi ku po udhëtonin mësues e nxënës dhe makina me të cilën është përplasur, 09 mars 2015[/caption]