Lezhë, qindra ha tokë nën ujë, dëmtohen të mbjellat
Qindra hektarë tokë bujqësore në fushën e Torovicës në Lezhë janë përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit. Mungesa e energjisë elektrike në hidrovorin e Balldrenit, solli mosevadimin e ujërave, çka ka shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e kësaj zone.Kreu i Komunës Balldren, Zef Doçi, thotë se situata përsëritet sa herë që ka reshje shiu, ndaj fermerët duhen dëmshpërblyer . Zef Doçi, Kryetar i Komunës Balldren: “Situata ndodhet në një gjendje shumë kritike, që sot mund të themi me plot bindje që mund të ndodhen rreth mbi 800 ha të përmbytur. Po në zonën e Kakarriqit, dhe në zonën tjetër Gocaj dhe Sirmokë. Edhe ato kanë pjesë të përmbytura, por më të vogël se zona e Kakarriqit. Mundësitë e komunës nuk janë aq të përballueshme, sa të përballojë zhbllokimin e kolektorit kryesor”.Në gjithë komunën e Balldrenit raportohen për 1800 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa në zonën e Kakariqit ka patur edhe disa banesa me prezencë uji. Probleme ka patur edhe nga erërat e forta të cilët kanë dëmtuar disa biznese kryesisht fidanishte në superstraden Lezhë-Shkodër. Shkelqim Muça: “Këtu ka qenë dëmi më i madh, dhe në një kohë krize ku mezi po i përballojmë kushtet e jetesës, sot jam shumë i dëmtuar”Si pasojë e motit të keq ka patur edhe mungese të energjisë elektrike, që është rikthyer pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE-së për të riparuar defektet.