Rrëshen, kabineti i muzikës ka instrumente e materiale të rralla muzikore
Kjo është një orë mësimi në lënden e muzikës. Nuk jemi në një klasë të liceut artistik në Tiranë, por në shkollën 9-vjeçare në fshatin tarazh të Mirditës.Kjo klasë është kabineti i muzikës që eshte ngritur nga mësuesi Nikoll Tusha gjatë viteve të punës së tij.Nikoll Tusha, Mësues Muzike: “Kam grumbulluar instrumente muzikorë ndër vite. Janë posterat e solfezhit, që nuk mendoj se ndodhen diku tjetër. Janë stendat muzikore të formuluara sipas mendjes time dhe objektet muzikore qofshin moderne, por i kushtoj rëndësi edhe relikeve”.Çdo temë mësimore shpjegohet në audio dhe video, ndërsa ilustrohet edhe nga instrumentat e vjetër muzikorë.Drejtori i shkollës Gjin Mandreja thotë se kabineti i muzikës, ka nxjerrë nxënës, që sot studiojnë në Tiranë.Gjin Mandreja, Drejtor i Shkollës 9 vjeçare Tarazh: “ Është nxitje e madhe për të gjithë të rinjtë, jo vetëm të kësaj shkolle por edhe të tjerë. Këtë kabinet e kanë parë edhe nxënës nga shkolla të tjera. Nga ky komunitet kanë shkuar përkohësisht në shkollat e qytetit, jemi të sigurtë që shumë shpejt do të kthehen këtu për të marrë ato njohuri plotësuese që mbase në shkollat e tyre nuk i kanë pasur”.Për drejtorin e Pallatit të Kulturës në Rrëshen, Gjergj Marku, është një nga kabinetët më të veçanta në Shqipëri. Në të gjenden instrumente të vjetra muzikore, që sot vështirë t’i gjesh diku tjetërGjergj Marku, Drejtor i Pallatit të Kulturës Rrëshen: “Ky i kapërcen përmasat e një kabineti të një shkolle në fshat, por është një pasuri e madhe kulturore. Ka mjete kaq të vjetra, ka mjete funksionale që funksionojnë para 40 vjetësh e që sot nuk janë”.Kabineti i muzikës në fshatin Tarazh të Mirditës mbledh materiale muzikore dhe ruhet me fanatizëm prej të paktën 50 vitesh.