Bamir Topi kundër dorëheqjes së Metës pa u vërtetuar akuza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2015, 22:44
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi nga Elbasani, se Partia Demokratike nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për aq kohë sa ende nuk ka asnjë akuzë të vërtetuar.Duke komentuar situatën politike që është krijuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi, kreu i FRD-së, u shpreh se ky është parlamenti më përbërjen më të dobët që ka njohur vendi.Gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të FRD-së, Topi kërkoi ndryshimin e Kushtetutës, pasi sipas tij brenda parlamentit problemi është standardi i mendjeve kriminale që sollen shtrembërimin e Kushtetutës.