Rama: Shfaqje politikejsh. Komploti i vrasjes farsë që na turpëron të gjithë

Tirane-  Në atë që e cilësoi valle shpatash në Parlament, kryeministri Edi Rama heshti. Për akuzat e ngritura nga deputeti i përjashtuar prej tij, kryesocialisti foli për herë të parë publikisht në oborrin e Parlamentit duke shënuar kështu edhe rastin e parë, që ai flet në ambjentet e jashtme të Kuvendit, ku tradicionalisht shpërthen në akuza paraardhësi i tij.Mesazhin shefi i qeverisë e kishte për opozitën, që sipas tij, po kërkon të përfitojë politikisht nga akuzat e DoshitDeklarave të ish kryeministrit Berisha, Rama i veshi standardin e 8 viteve qeverisje të demokatëtve, ku drejtësisë i mbyllej goja, si në 21 janar, veçoi ai . “Por kohët kanë ndryshuar” këmbëngul RamaPak minuta pasi foli para gezatarve, Rama komentoi debatet ne Kuvend, edhe në rrjetet sociale duke u shprehurEdi Rama: "Së pari kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme ku janë përfshirë një tufë politikejsh rrugecërish që fatkeqësisht të parët në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dytët po aq verbërirsht duan të përfitojnë nga të parët, por kosotja është e shqiptarëve që nga parlamenti presin të dëgjojnë reformat dhe ligjet për të cilat ka nevojë procesi dhe modernizimi i vendit, ekonominë dhe janë të detyruar të dëgjojnë të gjitha rrjedhat e përroit psiqik të ish kryeministrit.Së dyti: Është për të ardhur keq që Shqipëria sot jo vetëm nuk ka një opozitë, por ka një opozitë e cila jo vetëm që nuk përfaqëson qytetarët eshtë kthyer në zërin e skutave më të errëta të një bote të cilën politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do të ndahet patjetër.Së treti: Sa i takon çështjes konkrete. Besoj se sot ish kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij standardi i tij. Një njeri në krye të pushtetit që i mbyll gojën prokurorisë dhe ende sot e gjithë ditën ka lënë pa përgjigje 21 janarin, e shumë drama e skandale të tjera korruptive. Kemi një standard tjetër që është i shpallur dhe mbi të cilin jemi të vendosur të ecim para. Standardin e punëve të ndara. I takon drejtësisë e prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj farse që na turpëron të gjithëve  sepse merreni me mend çfarë dëgjojnë dhe kuptojnë nga gjithë kjo marrëzi partenerët tanë ndërkombëtarë.Ministri dje e tha shumë të qartë. Nuk ngriti akuza por çmontoi në mënyrë të plotë akuzën e ngritur dhe megjithëse në këtë fazë është përfshirë një tufë personazhesh, as Ministri i Brendshëm askush nga ne nuk synon të përfitojë për shkak të përkatësisë familjare apo politike të personazheve me PD-në, PR-në dhe me të gjithë sojin dhe sorollopin e një opozite që po tretet në llum por tia lëmë hetimit deri në fund. Nëse flasim për institucionet këto janë institucione. Transformimi i foltores në daulle për vallen e shpatave është një marrëzi dhe nuk është rruga drejt institucioneve"