Braho: Videon do e shfaq seancën tjetër, sot s’na krijoi mundësine Berisha
Nderkohë deputeti i LSI Spartak Braho, që kishte paralajmëruar një bombë në këtë seancë plenare, madje kishte kërkuar edhe projektorë, ka deklaruar shkurt për gazetarët se videon e skandalin që disponon do ta shfaqë të enjten tjetër.Spartak Braho: “Po nuk na e krijoi mundësinë zoti Berisha në vend të 8 minutave, ato 30 të tjera kërkova të vihej projektori. Ne seancën e ardhmshme besoj se do t’i shfaq”Ora News: Pas debatit me Berishën, Meta ndalon Brahon të publikojë një video në sallePas debatit me Berisha, burime brenda Kuvendit i thanë Ora News se kryetari i parlamentit ndaloi Spartak Brahon të publikojë një video.Dy ditë më parë Braho njoftoi se seanca e sotme kishte supriza, ndërsa dje I kërkoi sekretarisë së kuvendit një videoprojektor.