Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, Meta: Qetësohuni, shko merrni ilaçet
Seanca e sotme plenare nisi me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit kërkoi shkarkimin e kryeparlamentarit Ilir Meta.Kreu i grupit parlamentar te PD Edi Paloka i tha Metës që eshte një turp që ti je akoma në krye të Kuvendit pas akuzave për vrasje nga deputeti Tom Doshi. Kaq është dashur dhe deputetet e PD janë ngritur duke bllokuar foltoren e Kuvendit.Rinis seanca plenareOra 11: 13 Rinis seanca parlamentare. Deputetët e PD-së vazhdon të jenë përpara foltores. Kreu I grupit parlamentar Gramoz Ruçi I kërkon PD-së të ushtrojnë instrumentin e interpelancës. Ruçi: Ambasadorët braktisën seancën. Ikën sepse nuk mund të jenë dësmitarët të këtij inskenimi jo proceduar Ora 11:00 Ambasadorët e huaj të cilët kishin shkuar në seancë për të ndjekur zhvillimet u larguan. Ndërkohë opozita vijon të qëndrojë në këmbë brenda sallës së Kuvendit ndërsa është vendosur një kordon sigurie përpara ministrave.Ora 10:53 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit
11:09 Edhe se është ndërprere seanca, deputetët e opozitës vazhdojnë të qëndrojne në këmbë në sallën e KuvenditIlir Meta: Beqaj lajmëroni urgjencën dhe shërbimin e shëndetit mendor. Ne do të kujdesemi për ju. 5 minuta pushim sa të qetësohen. Keni nevojë të qetësoheni, merrni ilacet. Nëse doni të nisim të shqyrtojmë kërkesën për shkarkimin e nisim. Seanca ndërpritet 5 minuta pushim.Ora 10:40 Paloka: Meta turp qe je ne karrigen e KuvenditEdi Paloka: Ky është trupi më i madh i këtij parlamentiIlir Meta: Turpi më i madh është që e nisa 25 minuta me vonëseEdi Paloka: Qytetarë shqiptarë e gjithë bota ka mësuar se ky që ndodhet në këtë karrigë ështrë akuzuar nga deputet që ka paguar vrasës me pagesë për të eliminuar 2 deputetet të këtij kuvendit.Edi Paloka: "Nuk mund të rrish më në karrigen e Kuvendit. Turp që jeni në krye të Kuvendit. Kërkesa ime është që ju mos qëndroni më në atë karrige. Ilir Meta opinion është shumë i qartë, ti duhet të japësh dorëheqjen si kryetar i Kuvendit. " Ilri Meta: Mblidheni kërkesën e Legjislacionit dhe të votojmë për shkakrimin timEdi Paloka: Dorëzohu para drejtësisë që të gjithë shqiptarët ta kuptojnë je apo nuk je i pafajshëm. Fakti që nxjerr Spartak Brahon që të nxjerrë tymnajë... Ilri Meta:a: E di që kërkoni të iki unë nga kryetar Kuvendi që të vijë Toma, por nuk e bëj dot10:20 nis Kuvendi, opozita mungonPas akuzave ndaj Metës opozita përshkallëzoi veprimin e saj, duke depozituar në parlament kërkesën për shkarkimin e kryetarit Meta, qe sipas saj, duhet të largohet nga posti i kreut të Kuvendit, për t'i hapur rrugë hetimeve. Në nisjen e sotme të seancës plenare, Meta prezantoi rendin e ditës, që si fillim ishte interpelanca me kryeministrin Rama dhe me pas diskutimi për shkarkimin e kryeparlamentarit, por ne kuvend opozita mungonte pasi ishte në mbledhjen e PD. Kërkesë e 28 deputetëve të PD-së u firmos mbrëmë nga kryeparlamentari. Kjo i hap rrugën nisjes së procedurave ligjore për shqyrtimin e saj, duke filluar me Këshillin për Legjislacionin, i cili mund të mblidhet gjatë ditës së sotme.Sipas rregullores së Kuvendit, neni 114, pika 4, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit, i cili paraqet raportin në seancë plenare. Në rast se kërkohet, Këshilli për Legjislacionin dhe Kuvendi në seancë plenare janë të detyruar të dëgjojnë kryetarin e Kuvendit.Rendi zyrtar i seancës së sotme parashikon në fillim një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët e opozitës, për të dhënë shpjegime rreth qëndrimit të policisë ndaj studentëve grevistë të fakultetit të mjekësisë dhe më pas diskutimin e disa projektligjeve.