Shpërthim në nje sallë lojërash në Itali, 8 plagosen
Tetë të rinj italianë nga mosha 22 deri në 26 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një sallë lojërash.Disa prej të rinjve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në ngjarjen e ndodhur në Altamura, provincë në Bari.Në vendgjarje shkuan menjëherë forcat policore, ato zjarrfikëse dhe ambulaca për të stabilizuar situatën dhe të rinjtë e plagosur.Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe hetuesit tashmë ka nisur punën për të kuptuar dinamikën e ngjarjes.Megjithatë hetuesit thanë se nuk përjashtojnë mundësinë që shpërthimi të jetë provokuar nga një bombë artizanale. Nga të plagosurit 26 vjecarët Domenico Martinucci e Francesco Fiore, ndohen në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen në reaminacionin e spitalit të Barit.Gjithashtu në gjenjde të rëndë është edhe një 25 vjeçar i cili nuk mban mend emrin e tij dhe ka dëmtime të renda në fytyrë si pasojë e shpërthimit. Lokali i quajtur “Il Green Table’ frekunetohet zakonisht nga persona jo problematikë, por shpërthimi i fundit ka dërguar në vendgjarje edhe hetuesit e drejtorisë “Antimafia” të Barit, të cilët kanë dyshime se mund të jetë një provokim për të frikësuar banorët e zonës nga persona që kontrollojnë lokalet e lojërave.