Hilari Klinton thyen heshtjen per email-et

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton më në fund ka thyer heshtjen në lidhje me polemikat për përdorimin e email-it të saj personal në kohën kur ishte në detyrë, gjë e cila jo vetëm që është në kundërshtim të rregullores, por edhe nuk lejon regjistrimin e tyre."Unë dua që publiku të shohë email-et e mia ," tha kandidatja potenciale për presidencialet e 2016 në një reagim në twitër.I kam kërkuar shtetit t’i publikojë, dhe më thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të tyre, shkruan Klinton.Deklarata e Klinton synon qetësimin e një fortune politike, e cila duket në prag të portës së arenës politike amerikane.Gjithçka nisi pasi gazeta ‘New York Times’ shkroi të hënën se Klinton ka përdorur email-in e saj personal nga viti 2009 deri në 2013 për çështje pune, dhe si pasojë email-et nuk janë ruajtur, duke shkelur nenin e regjistrimeve federale.Por këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i saj, Nick Merrill, i cili tha se Klinton ka respektuar të gjitha rregullat në kohën kur ishte sektretare e shtetit amerikan.Republikanët kanë kontrolluar veprimet dhe komunikimet  e Klinton pas sulmit në Benghazi, kur ambasadori Chris Stevens dhe tre të tjerë u vranë gjatë një sulmi në konsullatën amerikane.Ligjvënësit republikanë besojnë se ajo nuk e ka bërë sa duhet për të garantuar sigurinë e amerikanëve në Libi. Departamenti i Shtetit ka mbrojtur Klinton, duke thënë se në atë kohë nuk kishte asnjë ndalim në përdorimin e nëj adrese personale të postës elektronike për sa kohë email-et ruheshin.Por ekspertët thonë se përdorimi i email-it personal është i pazakontë në një epokë ku email-et e qeverisë amerikane arkivohen  dhe se kjo praktikë është lehtësisht e hakueshme.